Agon Elezi dhe Jorgo Pëllumbi do të jenë pjesë e Varazdin në Kroaci, sikurse raportoi disa orë më parë Abcnews.al. Mesfushori dhe mbrojtësi kanë lënë Skënderbeun, që ruan të drejtën e një pjese të kartonit të dy lojtarëve.
Ata kanë nënshkruar me klubin kroat dhe tani në Korçë shpresojnë që në të ardhmen dy të rinjtë të shiten dhe të përfitojnë nga transferimi i tyre. Elezi dhe Pëllumbi e kanë shtuar edhe më shumë koloninë e shqiptarëve në Kroaci.
Lokomotiva Zagreb ka lojtarë si Sherif Kallaku, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Indrit Tuci, kurse te Gorica luan Albi Doka. Eros Grezda është pjesë e Osijek, ndërkohë që Lirim Kastrati aktivizohet me Dinamo Zagreb. Këtë sezon kanë ndryshuar kampionat Uzuni dhe Osijek, të shitur në Hungari dhe Itali. /abcnews.al