EKSKLUZIVE/ “S’i nxori jashtë, por i transportoi brenda kufirit”! Abc News zbardh vendimin që liroi trafikantin për 6 mijë euro

schedule13:00 - 11 Shtator, 2020

schedule 13:00 - 11 Shtator, 2020

Abc News ka siguruar vendimin e gjykatës së Apelit Korçë datë 29 korrik që liroi trafikantin e emigrantëve kundrejt shumës prej 6 mijë eurove që vëllai i të arrestuarit i dha gjyqtares Mimoza Margjeka përmes sekserëve.

Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Olsi Xhavella, Etleva Temo dhe Mimoza Margjeka, teksa kjo e fundit është e vetmja e akuzuar për korrupsion, pasi SPAK siguroi prova të mjaftueshme nga përgjimet duke e çuar në arrest shtëpie, ndërsa burrin e saj pas hekurave.

Por cfarë thotë vendimi i 29 korrikut, që rrëzoi atë të shkallës së parë në 7 korrik duke e liruar Orjon Balin nga arresti me burg dhe për të vijuar hetimet në gjendje të lirë kundrejt garancisë pasurore 5 milionë lekë?

Cilat ishin pretendimet e Orjon Balit përmes të cilave kërkoi lirimin nga qelia, edhe pse në fakt cështja ishte mbyllur para se të fillonte seanca? Avokati i tij, Skënder Demiraj u shpreh se shkalla e parë e ka keqinterpretuar ligjin, pasi klienti i tij nuk po u jepte ndihmë emigrantëve për të kaluar kufirin, por për të lëvizur brenda vendit nga njëri qytet në tjetrin, citohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Abc News Lediona Xheladinaj.

Lexo edhe:  U fut në “valle” për 200 €, por pagoi 6 mijë për të dalë! Trafikanti që korruptoi gjyqtaren: Jam penduar

Orion Bali nuk ka kryer veper penale, ose te pakten vepren penale te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit sipas nenit 298 te Kodit Penal. Ai ka pranuar faktin qe ka transportuar me automjetin e tij tip Benz ne pronesi te vellait te tij palestineze nga qyteti i Korces ne drejtim te qytetit te Tiranes kundrejt shperblimit per rrugen (transportin), por jo per t’i ndihmuar ata per te kaluar kufirin shteteror ne menyre te paligjshme, por per t’i larguar nga kufiri.

Prokuroria dhe gjykata kane keqinterpretuar permbajtjen e nenit 298 te Kodit Penal. Ne rastin konkret i arrestuari Orjon Bali i ka transportuar 5 palestinezet, por jo per ti ndihmuar te kalojne kufirin ne menyre te paligjshme, por per ti larguar nga kufiri shteteror, pasi itinerari i levizjes ka qene Korce – Tirane.

Lexo edhe: Shoku i trafikantit që pagoi 6 mijë €: Më nxirrni nga qelia se jam profesor me aspirata, në shtator fillon shkolla

Nuk ka ndonje dispozite penale qe ndalon transportin e te huajve me automjetet e tyre. E vetmja gje qe konstatojme eshte se mund te jemi perpara ndonje kundravatjeje administrative ne fushen e zbatimit te rregullave te transportit. Kerkojme ndryshimin e vendimit, vleftesimin e paligjshem te arrestit ne flagrance per Orjon Balin, duke mos caktuar ndaj tij asnje mase sigurim i personal, pasi nuk ka kryer asnje veper penale” tha ai në seancën në apel.

Në fund, sigurisht që gjykata pranoi argumentet e avokatit dhe të arrestuarit, pasi dosja ishte kopsitur më parë duke e liruar nga qelia Orjon Balin kundrejt garancisë pasurore. Abcnews.al zbardhi dje vendimin e gjykatës me provat për dosjen e korrupsionit, që akuzohet gjyqtarja Mimoza Margjeka, burri i saj, që është pas hekurave, avokati Skënder Demiraj, por edhe sekseri Klaudjo Zhilla. db/abcnews.al