India ka regjistruar një tjetër numër rekord rastesh të reja ditore me koronavirus.
Sipas autoriteteve Shëndetësore në vend, në 24 orë u regjistruan 96,551 raste me Covid-19 duke bërë që totali i të infektuarve të shkojë në 4.5 milion.
Rastet e reja në Indi janë duke u shtuar më shpejt se kudo tjetër në botë, shkruan abcnews.al
Nga ana tjetër, numri i vdekjeve ka mbetur relativisht i ulët, megjithëse po vihet re një trend rritës. Më shumë se 1 mijë raste fatale nga Covid-19 po raportohen çdo ditë, në 10 ditët e fundit.
Të enjten 1,209 persona humbën jetën nga COVID-19, sipas ministrisë së Shëndetësisë në vend, ndërsa totali i viktimave shkon në 76,271. s.b /abcnews.al/