Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur shkurt para mediave pas takimit që pati me partnerët e koalicionit.
Haradinaj ka thënë se ishte ai që e ka ftuar këtë takim dhe se është biseduar për shumë aspekte të dialogut Kosovë-Serbi.
“E kam ftuar këtë takim me kryeministrin Mustafa dhe z.Limaj dhe kemi biseduar shumë aspekte të dialogut, besoj që ka qenë një takim i dobishëm”, tha ish-kryeministri.
Mirëpo, duke se fjalimi i shkurtër i Haradanajt nuk ka qenë me dëshirën e tij. Pasi foli nga takimi, kreun AAK-së e zuri kolla dhe duket se e pati të pamundur të japë më shumë detaje.
”Po më ngucë maska po më duket. Dëgjohemi në një herë tjetër”, është shprehur Haradinaj para gazetarëve. g.v/abcnews.al