Rrëfehet blogerja e njohur: Si ndikuan filtrat e Instagramit në shëndetin tim mendor

schedule15:52 - 10 Shtator, 2020

schedule 15:52 - 10 Shtator, 2020

Ashley James ka rrëfyer se si filtrat e Instagramit kanë ndikuar në shëndetin e saj mendor, duke i shkaktuar dismorfofobinë. Ylli i reality show-t “Made in Chelsea” ka publikuar një fotografi të fytyrës së saj, duke bërë krahasimin e filtrit dhe fytyrës natyrale.

Ashley vuri në dukje ndikimin që mund të kenë filtrat, dhe pranoi se kjo ka ndikuar tek vetëbesimi i saj. Ylli televiziv shtoi se njerëzit shpesh mund ta krahasojnë vetën me atë që shohin në mediat sociale, por pamja nuk është gjithmonë ashtu siç perceptohet në rrjet.

Diferenca: Ish-ylli i Made In Chelsea mori në Instagram Stories dhe u tregoi ndjekësve të saj një foto të saj ku gjysma e fytyrës kishte një filtër në të dhe gjysma tjetër jo

“Kjo është një foto e fytyrës sime… Ju mund të shihni linjat, poret, njollat e vogla, madje edhe grimcat e grimit që kanë rënë në buzët e mia. Tani do t’ju tregoj të njëjtën foto me filtrin ‘Paris’. Lëkura ime është e pastër dhe pa të meta, makeup-i duket më i përsosur dhe linjat më të hijshme.

Sigurisht që preferoj që fytyra ime të duket kështu, por kjo nuk është jeta reale. Sa më shumë që shoh fytyrën time kështu, aq më shumë do të doja që fytyra ime e vërtetë të dukej në këtë mënyrë. Pra, aq më shumë ndihem e palumtur me lëkurën time të vërtetë.

Këtu depërtojnë pasiguritë sipërfaqësore… Dismorfofobia, dhe kur fillojmë të duam të ndryshojmë pamjen tonë, e cila, mund të na çojë në më shumë pasiguri (veçanërisht nëse shkon keq ose ndihemi si të huaj në lëkurën tonë”, tha ylli televiziv. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!