Burgu i Shën Kollit në Lezhë është kthyer në karantinë për të dënuarit e infektuar me koronavirsus.
Gazetari i ABC News Gjergji Figuri raportoi për situatën në këtë burg.
Aktualisht në burgun e Shën Kollit ende nuk ka një shifër zyrtare që deklaron se sa është numri i tyre, por nga burime jozyrtare është mësuar se janë të paktën 11 të dënuar të cilët kanë rezultuar pozitiv dhe vijojnë të trajtohen në këtë burg.
Lexo edhe: 10 të infektuar në burgun e Drenovës, nuk respektohet distancimi, familjaret pa maska dhe doreza
Një prej godinave e cila ishte rikonstruktuar për tu përdorur për të dënuarit me aftësi ndryshe, për shkak të pandemisë një nga këto ambiente është kthyer në një vend karantinimi për të burgosurit nga burgjet e tjera, kryesisht nga burgu i Drenova dhe Zaharia në Fushë-Krujë.
Lexo edhe: Vdekja e të dënuarve, si paraqitet situata e COVID-19 në burgje
Sakaq siç raporton gazetari i ABC News Gjergji Figuri, në rastin kur kanë shenja të rënda nuk transportohen në burgun e Shën Kollit, por transportohen drejt spitaleve COVID.
Sa i përket masave, kryesisht janë përdorimi i maskave, ndërsa personeli që i shërben të burgosurve pavarësisht se masa të shtuara, por nuk janë ato më të domosdoshmet.
/abcnews.al/



