Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdekja e të dënuarve, si paraqitet situata e COVID-19 në burgje

schedule11:37 - 10 Shtator, 2020

schedule 11:37 - 10 Shtator, 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka theksuar se 47-vjeçari nga Maqedonia nuk ka humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa shton se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Gazetarja e ABC News Glidona Daci raportoi se 17 të dënuar në të gjithë vendin kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Në Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve ka dyshime se mund të ketë të prekur edhe në burgun e Reçit.



Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Lirohej për 20 ditë, vdes nga Covid-19 i dënuari i dytë në burgun e Drenovës

Po ashtu dy të dënuar në burgun e Fushë Krujës, presin të bëjnë tamponin e dytë. Ndërkohë 11 punonjës të burgjeve të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, janë karantinuar dhe  nuk kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore.

Lexo edhe: Rëndohet situata në burgun e Drenovës, shkon në 10 numri i të infektuarve

Sakaq një polic burgu ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, por kjo ngjarje është mbajtur fshehur nga ana e Drejtorisë së Burgjeve.

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka thënë se nuk disponon informacione se këto informacione  shkëmbehen  nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Burgjeve.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Vazhdon përhapja e Covid, zbardhet mënyra si u infektua “burgu i sigurisë së lartë” në Drenovë

Tashmë  burgu i Shën Kollit i cili është kthyer në burgun e vetëizolimit, dhe të gjithë personat me simptoma të lehta do të shkojnë fillimisht në këtë burg dhe do të qëndrojnë aty deri në momentin që do të marrin rezultatin e tamponit të dytë.

Ndërsa personat me probleme shëndetësore shkojnë fillimisht në spitalin e burgut, më pas në raste intubimi duhet të transportohen në dy spitalet COVID.

Në pjesën më të madhe të rasteve koronavirusi dyshohet se ka hyrë në burgje ose nga të burgosurit e rinj që nuk u kryhet një tampon, por edhe nga punonjësit që janë në kontakt të drejtpërdrejtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!