Zbarkimi i Vedat Muriqit në Romën bardhekaltër, ja pse po vonohet

schedule12:18 - 10 Shtator, 2020

schedule 12:18 - 10 Shtator, 2020

Te Lazio po presin mbërritjen e Vedat Muriqit në Romë, teksa bomberi dardan është bllokuar si pasojë e burokracive të shkaktuara nga pandemia globale e Covid-19.

Igli Tare ka gjetur akordin me Fenerbahce, që do të përfitojë 18 milion euro + 2 milion të tjera në formë bonusesh. “Gjiganti” i sulmit do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 2.2 milion eurosh në sezon.

Corriere dello Sport raporton se zbarkimi i Muriqit, i cili ndodhet në Stamboll bashkë me agjentin e tij Haluk Canatar, në kryeqytetin italian po vonohet për shkak të koronavirusit.

Lojtari shqiptar është ekstrakomunitar dhe i duhet t’i nënshtrohet tamponit 48 orë përpara udhëtimit drejt Romës, diçka që e ka bërë. Pasditen e sotme pritet të marrë avionin drejt Italisë, për të firmosur kontratën e re dhe për t’u prezantuar përpara popullit bardhekaltër.

Simone Inzaghi shpreson ta ketë në dispozicion sa më shpejt sulmuesin e ri. Sezoni i ri i Serie A po afron dhe Lazio do të debutojë ndaj Cagliarit, sfidë që e zhvillon në Sardenjë në 26 shtator (18:00). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!