Disa këshilla për një ambient më të ngrohtë në shtëpinë tuaj

schedule10:42 - 10 Shtator, 2020

schedule 10:42 - 10 Shtator, 2020

Të ftuar mëngjesin e kësaj të enjteje ishin të ftuar arkitektët Agisa Xhemalaj dhe Donald Lutaj, për të dhënë disa këshilla se si mund ta bëni ambientin e shtëpisë tuaj më të ngrohtë në periudhën e vjeshtës. Sipas tyre, arredimi minimalist dhe përdorimi i njgjyrave që japin efektin e ngrohtësisë janë disa nga elementët që duhen patur parasysh gjatë kësaj periudhe.

Këtë vjeshtë jemi të fokusuar tek ngjyrat e tokës, ngjyra tek muri, perdet dhe në aksesorë të ndryshëm, ngjyrat e ngrohta, kafe, bezhë, e tullës, karameles, kanellës të cilat janë shumë interesante dhe që në vetvete të japin një ngrohtësi psikologjike. Por edhe e kuqja e specit dhe jeshilja e ullirit. Njerëzit që nuk marrin një arkitekt duhet të kenë kujdes në integrimin e këtyre ngjyrave sepse janë të fprta dhe e rëndojnë ambientin vizuliasht por edhe psikologjikisht.“, tha Xhemalaj.

Një tjetër element qëë kombinohet shumë mirë është ai i bakrit dhe gjetheve të thara, duke e përdorur në pjesë dekorative që i përshtates stinës si dhe e bëjnë më të ngrohtë ambientin.

“Ngjyrat e errëta dhe të forta i mbysin ambientet minimaliste dhe ambientet e mëdha kërkojnë ngjyrë më të forta. Për këtë sezon janë në dy tekstile që përdoren, nuk sugjerohet tek kolltuket, por tek elementë si jastëkët, perdet pasi është një copë që tregon luks dhe e rëndon vizualisht ambientin. prandaj sugjerohet të përdoret në vende të caktuara.”, tha Xhemalaj.

Një tjetër gabim që duhet të shmanget është përdorimi i sa më shumë mobiljeve apo elementëve të tjerë në hapësirat e vogla, pasi ata e bëjnë të duket akoma më të vogël se sa është realisht.  Gjithashtu, sipas tyre këtë vit janë tren mobiljet e vjetra, të cilat mund të qëndrojnë shumë bukur në një ambient modern.

“Mobiljet e vjetra mund t’i përdorim duke ndryshuar tapicerinë, duke i bërë pak moderne, apo duke lyer pjesën e konstruksionin të drurit.“, tha Lutaj. xh.d.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!