Sezoni i fundit me Ferrarin, Sebastian Vettel zgjedh skuderinë e ardhshme

schedule10:04 - 10 Shtator, 2020

schedule 10:04 - 10 Shtator, 2020

Sebastian Vettel ka fituar katër herë titullin kampion në Formula 1 me Red Bull, por nuk ia ka dalë të përsërisë veten me Ferrarin. Piloti gjerman është pjesë e “Kokëkuqes” italiane prej vitit 2015 dhe ky është sezoni i fundit (numëron vetëm 16 pikë) që po garon me skuderinë e famshme, me të cilën numëron 14 gara të fituara.

32-vjeçari dhe drejtuesit e Ferrarit morën një vendim të përbashkët në muajin maj për të mos e zgjatur bashkëpunimin mes tyre. “Marrëdhënia ime me Ferrarin do të përfundojë në fund të vitit 2020. Të marrësh maksimumin në këtë sport nevojitet një harmoni e përsosur mes pilotit dhe ekipit.

https://www.instagram.com/p/CE8pONoHswT/?utm_source=ig_web_copy_link

Kemi kuptuar se nuk ekziston më vullneti i përbashkët për të vazhduar së bashku. Aspekti ekonomik nuk ka lidhje fare me këtë vendim, nuk bën pjesë në mënyrën time të të menduarit, nuk do bëja kurrë.

Dua ta mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Ferrarin“, shprehej Vettel, i cili ka vendosur se ku do të vijojë karrierën. Ai do të jetë pjesë e Aston Martin, që do të rikthehet në Formula 1 në vitin 2021 në vend të Racing Point, teksa do të ketë RedBull si partner komercial. /abcnews.al