Ylli i Bollywood – it, Rhea Chakraborty është arrestuar me pretendimin se kishte blerë kanabis për të dashurin Sushant Singh Rajput, një nga emrat më të mëdhenj në Bollywood. 34-vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij në Mumbai në Qershor, dhe policia e konsideroi këtë ngjarje si një vetëvrasje.
Pas vdekjes së tij, babai i Rajput paraqiti një ankesë në polici, duke hedhur akuza ndaj aktores se ka vjedhur para nga llogaria bankare e djalit të tij, dhe se e ka çuar ndihmuar atë drejt vetëvrasjes. Familja e 34-vjeçarit, kundërshtoi raportet se ai më parë kishte vuajtur nga depresioni.
Chakraborty dhe Rajput filluan të takoheshin në verën e vitit 2019. Pas vdekjes së tij, autoritetet theksuan se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, por brenda disa ditësh, fokusi u zhvendos te Chakraborty dhe 28-vjeçarja u gjend në qendër të një stuhie akuzash, teorish konspirative dhe thashethemesh. xh.d/abcnews.al