Disa astronomë duke përdorur teleskopin Murchison Widefield Array (MWA), kanë arritur të eksplorojnë më shumë për jetën në hapësirë. Studiuesit vëzhguan rreth konstelacionit Vela, që përfshin të paktën 10 milion yje, nëse civilizime të tjera ekzistojnë.
“Kemi vëzhguar rreth konstelacionit të Velës për 17 orë, duke parë më shumë se 100 herë më të gjerë dhe më të thellë se kurrë më parë. Ne nuk gjetëm asnjë shenjë të jetës inteligjente.”, tha Chenoa Tremblay, një ndër studiueset e hulumtimit.
“Murchison Widefield Array është një teleskop unik, me një fushëpamje jashtëzakonisht të gjerë që na lejon të vëzhgojmë miliona yje njëkohësisht,” shtoi më tej ajo. xh.d/abcnews.al