Selena Gomez: Bipolariteti më ndihmoi të kuptoj më mirë veten time

schedule08:51 - 10 Shtator, 2020

schedule 08:51 - 10 Shtator, 2020

Selena Gomez ka folur së fundmi për diagnozën e saj bipolare, për të cilën tha se e ka ndihmuar të “kuptojë” më mirë emocionet e saj. Krijuesja e hitit “Lose You to Love Me” në një intervistë për revistën “Allure”, foli për gjendjen e shëndetit mendor.

“Unë gjithmonë kam pasur kaq shumë emocione të ndryshme dhe nuk dija t’i kontrolloja shumë mirë. Por mendoj se jam e lumtur që e kuptoj këtë. Sapo mësova më shumë se kush isha, ndihem krenare. Gjithashtu ndihem rehat duke e ditur se nuk isha vetëm dhe se do ta kaloj këtë.”, tha Gomez.

Për të mbajtur nën kontroll shëndetin e saj mendor, Selena thotë se ka kufizuar kohën e saj në mediat sociale. 28-vjeçarja gjithashtu foli për përvojat e saj me racizmin, kur ajo dhe babai i saj, i cili është me origjinë meksikane, u diskriminuan gjatë fëmijërisë së saj. xh.d/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!