Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar propozimet që kanë të bëjnë me masat anti Covid në këtë vend.
Sipas vendimeve të qeverisë është vendosur që qytetarët nga Kosova tashmë mund të futen në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë me vete testin negativ të PCR-së.
“Shtetasit e Republikës së Kosovës, që hynë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpër vendkalimet kufitare tokësore nga Republika e Kosovës, duhet të japin vërtetim mjekësor, apo test negativ PCR”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ndërkohë bëhet me dije se testimi duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë para hyrjes në Maqedoninë e Veriut edhe për tranzit./abncews.al

