Rasti i familjes Përgega në Porto Romano, në Durrës, e cila gjendet në qiell të hapur pas tërmetit, u bë shkak i përplasje të fortë mes bashkisë së qytetit dhe Partisë Demokratike pak ditë më parë.
Familja kishte marrë një fond prej 500 000 lekësh si formë dëmshpërblimi për të restauruar banesën e dëmtuar nga tërmeti, por pasi filluan punimet, shtëpisë iu prish soleta.
Kreu i demokratëve të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj denoncoi rastin në fjalë, ndërsa kjo solli edhe reagimin e ashpër të bashkisë së qytetit.
Gjendja e vështirë e familjes Përgega është raportuar më herët edhe në Abc News. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar shumë kohë, asgjë nuk ka ndryshuar me këtë familjen.
ABC News u interesua në bashki për rastin, ndërsa përgjigja zyrtare ishte se do të merrej në konsideratë.
Përpos se janë pa një shtëpi, një nga fëmijët e vegjël të familjes ka nevojë për trajtim mjekësor, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
LEXO EDHE: Bashkia me “letra”, Xhaferaj nga terreni: Rasti i denoncuar nga “Abc News” ndez akuzat në Durrës
Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga bashkia për t’i dhënë një zgjidhje të mundshme kësaj familje. g.v/abcnews.al