Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Nartë të Vlorës. Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se si pasojë e aksidentit ka mbetur e vdekur një vajzë, ndërsa është plagosur një tjetër.
Mësohet se viktima e aksidentit ka mbetur G. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, drejtuese e mjetit. Ndërsa është plagosur S. K., 38 vjeçe, banuese në Vlorë, pasagjere.
Siç shihet nga pamjet automjeti tip “Ford fiesta” është kthyer përmbys, ndërsa në vendngjarje ndodhet ende trupi i pajetë.
Dyshohet se mjeti është përplasur me bordurën dhe më pas është kthyer përmbys.
Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. g.v/abcnews.al



