Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin ekonomik.
Vuçiç, ka deklaruar se në takimin e zhvilluar në Washington, Serbia nuk e ka pranuar njohjen e ndërsjellë me Kosovën.
Marrëveshja, e nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump ku mes të tjerave parashikon edhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit.
Vuçiç në një deklaratë për mediat ka thënë se Izraeli është shtet sovran dhe se ka të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë.
Vuçiç ndër të tjera tha se Serbia i dërgoi një mesazh Izraelit, që është ishte i qartë, por ai nuk dha më shumë detaje.
I pyetur nëse në Uashington është diskutuar për Bosnje e Hercegovinën, Vuçiç tha se është folur për rajonin në tërësi, por, para së gjithash, për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë.
Ndërkohë nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur disa herë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të arrihet atëherë kur të ketë njohje reciproke. e.su./abcnews.al