Një aksident është raportuar në vendin e quajtur kthesa e Liqeni i Viroit. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se në aksident është përshirë një autoblindë e transportit të parave.
Sakaq policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbulimin e shkakut të aksidentit.



