Burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korcës është kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni për koronavirusin.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka zbardhur ekskluzivisht për ABC News mënyrën se si janë infektuar të burgosurit dhe si ka hyrë virusi në këtë burg.
Mësohet se infektimi i të burgosurve është bërë nga personat që janë arrestuar dhe janë burgosur ditët e fundit.
Vatra e parë u zbulua nga një 73-vjeçar i cili vuan ende dënimin në burgun e Drenovës.
I moshuari vuante nga sëmundje të tjera dhe kurohej për bronkopneumoni.
Pas ekzaminimeve dhe kryerjes së tamponit ai ka rezultuar pozitiv.
LEXO edhe: Rëndohet situata në burgun e Drenovës, shkon në 10 numri i të infektuarve
Por më pas ka rezultuar i infektuar nga Covid-19 edhe i biri që ndodhet në të njëjtën qeli me të moshuarin.
Më tej i janë nënshtruar testit të dënuarit e tjerë, të cilët dyshoheshin se kanë qenë kontakte të tyre ku 6 prej tyre rezultuan pozitiv ndërsa infeksioni vazhdoi të përhapej duke rezultuar pozitivë edhe 2 të tjerë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme kanë rezultuar pozitiv edhe 2 të tjerë.
Sakaq, ditën e djeshme janë kryer teste tek të gjithë të burgosurit brenda sektorit ku u shfaqen rastet e para.
Mësohet se deri tani numri i të infektuarve brenda këtij burgu ka shkuar në 10 raste.
N.D./abcnews.al