Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, shkrumbohet kampi i refugjatëve në Lesbos

schedule10:10 - 9 Shtator, 2020

schedule 10:10 - 9 Shtator, 2020

Kampi i mbipopulluar i refugjatëve Moria në ishullin Lesbos është shkatërruar nga zjarri.

Rreth 25 zjarrfikës me 10 motorë luftuan me flakët ndërsa refugjatët ishin evakuuar nga vendi ngjarjes. Sipas raportimeve, disa prej tyre patën probleme shëndetësore si pasojë e tymit, shkruan abcnews.al

Mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga vetë refugjatët që protestojnë kundër rregullave të vendosura për të ulur përhapjen e koronavirusit, megjithëse kjo mbetet është e pakonfirmuar.

Moria është shtëpi për gati 13,000 njerëz, më shumë se katër herë sa numri që mund të mbajë zyrtarisht. Zëvendësguvernatori i Lesbos Aris Hatzikomninos thuhet se u shpreh për një radio lokale që kampi ishte “shkatërruar plotësisht”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillon një takim urgjent mbi zjarrin. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!