Këshilli Shkencor i ngritur nga qeveria Franceze për të luftuar pandeminë ka propozuar një ndryshim të kohëzgjatjes së karantinës nga 14 dite në 7 dite. Lajmi u bë i ditur nga Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran i cili shpjegoi se propozimi do të shqyrtohet dhe më pas do të merret një vendim zyrtar ditën e premte.
Sipas shefit të departamentit të shëndetësisë në Paris, personat e infektuar me Covid-19 transmetojnë më shumë infeksionin 5 ditët e para pas simptomave ose pas një testi pozitiv. Më vonë shkalla e transmetimit ulet ndjeshëm dhe pas një jave personat e prekur mund ta përhapin tek të tjerët në raste shumë të rralla.
Sipas ekspertëve, ky ndryshim i kohëzgjatjes së karantinës do ta bënte më të lehtë respektimin e masave dhe do të ndihmonte biznesin.
Aktualisht Franca renditet në 15 vendet me të prekura nga Covid-19 me rreth 329 mijë raste ndërsa 30 mijë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë. s.ba/abcnews.al