Neritan Ceka infektohet me koronavirus

schedule20:52 - 8 Shtator, 2020

schedule 20:52 - 8 Shtator, 2020

Një tjetër personazh i njohur i jetës politike është konfirmuar i infektuar me koronavirus. Së fundi është konfirmuar pozitiv me Covid ish-deputeti Neritan Ceka.

Sipas informacioneve mësohet se Ceka ndodhet në shtëpi dhe po merr mjekimet e duhura në lidhje me Covid 19.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 147 raste të reja dhe dy persona kishin humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!