Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e librave falas në gjuhën shqipe për rreth 4 mijë nxënës në Serbi.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini thotë se do të përfitojnë libra falas rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Ajo e cilëson këtë hap, një kontribut të rëndësishëm te qeverisë shqiptare.
“Jam e lumtur teksa Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas nga Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, një kontribut ky i rëndësishëm i qeverisë shqiptare nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Kjo ditë e shumëpritur për të gjithë, le të jetë një ogur i mirë i punëve të dobishme që çojnë në rritjen e arsimit cilësor në gjuhën shqipe“, shkruan Shahini./m.v. abcnews.al