Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Përmbytje masive në Kretë, rrugët mbulohen nga dherat dhe mbeturinat

schedule08:52 - 3 Tetor, 2026

schedule 08:52 - 3 Tetor, 2026

Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në ishullin e Kretës në Greqi, me situatën më të rënduar në pjesën lindore të ishullit.

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës shkaktuan përmbytje kryesisht në zonën e Ierapetrës, veçanërisht në Ferma dhe Makry Gialos. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë në disa raste, ndërsa në total **23 persona u shpëtuan nga banesat dhe automjetet** dhe u dërguan në vende të sigurta.

Shërbimet zjarrfikëse morën dhjetëra thirrje për pompimin e ujërave, pasi reshjet shkaktuan përmbytje në banesa dhe biznese.



Fenomene intensive u regjistruan edhe në Flamouriana, në Bashkinë e Agios Nikolaos. Ujërat morën me vete sasi të mëdha mbeturinash, të cilat përfunduan në rrugë duke vështirësuar qarkullimin.

Ekipet e ndërhyrjes vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe largimin e materialeve të sjella nga ujërat, me qëllim rikthimin gradual të qarkullimit.

Sipas parashikimeve, reshjet intensive në Kretë pritet të vijojnë deri në orët e pasdites së së shtunës. Shërbimet zjarrfikëse dhe autoritetet lokale mbeten në gatishmëri për përballimin e çdo situate të re.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!