Michelle Obama ka dhënë disa këshilla se si të vazhdosh një marrëdhënie pavarësisht pengesave.
Në episodin e saj të ri të podcastit të saj, ish-zonja e parë e martuar me Barack Obamën që nga viti 1992 la thënë senuk duhet të dorëzohesh asnjëherë në kohë të vështira.
Duke biseduar me drejtuesin e televizionit Conan O’Brien Michelle u shpreh: “Ka pasur shumë raste kur unë thjesht doja të hidhja Barack nga dritarja. Dhe këto kohë të vështira mund të zgjasin shumë”.
Ish-zonja e parë gjithashtu dëshiroi tu jepte dhe një këshillë të rinjve.
“Nëse unë e Barack do të ishin dorëzuar para krizave nuk do të ishim sërish bashkë. Në vend të kësaj ne ndërtuam një martesë të fortë. Nëse do të isha larguar në ato momente të vështira nuk do të kisha mundur të përjetoja të gjitha gjërat e bukura që më erdhën pas”, ka deklaruar ndër të tjera Michelle.l.k/abcnews.al