Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit dhe i ECA (European Club Association), pranon hapur se futbolli europian është në prag të një krize të madhe financiare prej pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Italiani jep edhe një shifër dhe arsyet e kësaj krize.
“Vlerësimet flasin për një kolaps në të ardhura gjatë dy viteve të ardhshme dhe bëhet fjalë për një shumë që shkon në 4 miliard euro. Sipas FIFA, 90 për qind të këtyre humbjeve lidhen me klubet dhe kjo lidhet me disa elementë”, është shprehur Agnelli sipas “Calcio e Finanza”.
Më tej ai vijon me arsyetimin e tij: “Të gjithë po luajmë me stadiumet të mbushura dhe kjo nuk është ajo që duam të shohim dhe jo vetëm prej atmosferës, por edhe për shkak se është një burim i rëndësishëm të ardhurash që tani nuk e kemi më.
Kemi pasur gjithashtu marrëveshje me transmetuesit e ndeshjeve, në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të ardhurat nga e drejta televizive janë ulur. Gjithashtu do të ketë edhe një ndikim në tregun e lojtarë dhe ka një përllogaritje që thotë për një ulje që shkon nga 20 në 30 për qind.
Në thelb do të ketë më pak para që qarkullojnë. Rënia dramatike e të ardhurave është relative. Personalisht kam frikë se disa nga klubet më të mira do të kenë humbje më shumë se gjithë federatat”. /abcnews.al