Taylor Swift ka arritur të thyejë rekord me albumin më të ri që mban titullin “Folklore”. Ylli i muzikës pop ka qëndruar për gjashtë javë rrjesht në krye të klasifikimit Billboard. Këngëtarja e hitit “Blank Space” ka qëndruar plot 46 javë në krye të listës me 7 albumet e saj.
Whitney Houston më parë bëri histori në mesin e artisteve femra, kur albumi i saj “I Look to You” e renditi atë për 46 javë në krye. Autorja e hitit “I Will Always Love You” me katër albume arriti të qëndrojë për kaq javë nr.1, krahasuar me shtatë nga Swift.
Gjithashtu, “Folklore” është albumi që ka arritur të qëndrojë kaq shumë nr.1 në toplistë për këtë vit, dhe i pari në katër vite që kaloi gjashtë javë rrjesht në krye të klasifikimit, sipas Billboard. Fituesja e çmimit Grammy, debutoi me albumin e saj më të ri në muajin Korrik, vetëm pasi e njoftoi atë vetëm pak orë më parë.
“Shumica e gjërave që kisha planifikuar këtë verë nuk ndodhën, por ka diçka që nuk e kisha planifikuar që të ndodhte. Dhe ajo gjë është albumi im i 8-të, Folklore. Surprizë! Në mesnatë do të lançoj të gjithë albumin, në të cilin ka përfshirë të gjitha tekat, ëndrrat, frikën dhe mendimet e mia.”, shkroi këngëtarja para publikimit të albumit. xh.d./abcnews.al