OFL i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë tre personazheve të njohur për trafik të lëndëve narkotike në zonën e Shijakut dhe Durrësit.
Të tre ata gjenden pas hekurave aktualisht me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Njëri prej tyre është pikërisht Emiljan Keçi, i cili vetëm një vit më parë u arrestua me 18 kilogram kokainë në periferi të Bergamos në Itali.
Lexo edhe: EMRAT/ OFL u dërgon formularin bosëve të drogës në Shijak
Fillimisht policia gjeti një kilogram kokainë në makinën e tij gjatë një kontrolli edhe pse shqiptari e kishte fshehur mirë, raporton abcnews.al.
Por, policia italiane nuk u mjaftua me kaq. Ata kryen një tjetër kontroll në shtëpinë e tij në Seriate të Bergamos duke sekuestruar sasi të mëdha drogë.
Kështu, gjatë kontrollit në shtëpinë e Keçit u kapën gjithsej 17 kilogramë kokainë, të fshehura edhe në frigorifer, 18 kilogram hashash dhe 8 gram heroinë.
Përllogaritej që droga e kapur të kishte një vlerë prej 3 milion euro. /abcnews.al

