Çështja e detit, LSI: Belbëzimet e Ramës në parlament, provë e tradhtisë së pambulueshme

schedule10:38 - 8 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 8 Shtator, 2020

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur se “tradhtari kryeministrër ka belbëzuar sërish” në parlament, duke iu referuar seancës së djeshme plenare.

Në një postim të tijin në Facebook, Vasili shkruan se “belbëzimet” konfirmojnë “tradhtinë e pambulueshme” të kreut të qeverisë.

Më tej ai liston një sërë çështjes të lidhura me kufirin detar me Greqinë që, sipas LSI, kanë mbetur pa përgjigje. Në fund Vasili shkruan se për këto pyetje duhet përgjigjë pasi, në të kundërt. dënimi për tradhtinë do jetë i rreptë dhe i pashmangshëm.

Postimi:

Tradhetari Kryeminister belbezoi serish!

Belbezimet fajtore te kryeministrit dje ne parlament konfirmojne tradhetine e pambulueshme te tij.

Asnje pergjigje perse qeveria e rilindjes zvarritet vetem pas deklaratave greke.

Asnje pergjigje perse shqiptareve ju mbahen fshehur negociatat.

Asnje pergjigje per “gjumin” e qellimshem te grupit negociator.

Asnje pergjigje per qendrimin e pales greke qe nuk e pranon vendimin e gjykates kushtetuese te Shqiperise si deturim per negociatat.

Asnje pergjigje se cfare marreveshje ishte gati per tu firmosur me kryeministrin Tsipras dy vjet me pare.

Klithmat histerike te nje tradhetari te kapur me presh ne dore nuk bindin kerkend.

Qurravitjet per te hedhur fajin lart e poshte jane aq qesharake sa vecse rendojne me shume tradhetine.

Ka vetem nje pergjegjes dhe nje fajtor dhe ky eshte kryeministri.

Rekordet e tij si matrapaz kufijsh nga Shqiperia deri ne Kosove e bejne deshperimisht te pabesueshem.

Ceshtjet e mesiperme duan pergjigje ose ne te kundert denimi per tradhetine do te jete i rrepte dhe i pashmangshem. s.b /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!