Moderatorja e ëmbël, Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo realizon herë pas here edhe mini-intervista me ndjekësit në Instastory, duke zbuluar shumë të fshehta nga jeta private.
Mbrëmjen e djeshme, Fjoralba ka konfirmuar se është në një lidhje. Mirëpo moderatorja nuk ka publikuar kurrë foto pranë tij, prandaj ai është një fytyrë e panjohur për publikun. Një ndër ndjekëset e saj e ka parë çiftin në rrugë dhe ka zbuluar se ai është “i gjatë dhe simpatik”.
“Kush është ai çuni i gjatë, simpatik që ishte me ty sot? Meqë ra fjala, je si beb live”, i shkruan ndjekësja. “I dashuri im dhe faleminderit”, ka replikuar Fjoralba.l/k/abcnews.al