Myrto Uzuni erdhi nga stoli për Shqipërinë në sfidën ndaj Lituanisë, sfidë që u humb 0-1 nga kuqezinjtë tanë. Pas këtij takimi, sulmuesi foli për RTSH Sport, ku u shpreh: “Mendoj se nuk e nisëm shumë mirë ndeshjen.
Goli na dëmtoi psikologjikisht, kur hyra në fushë e pashë që çunat nuk kishin më forcë. Kjo ishte hera e parë që luaj me këtë skemë. Mendoj se kur hyra në fushë unë, ekipi mori më shumë zemër. Në pjesën e dytë ndryshuan pak gjërat. Kështu është futbolli nëse nuk shënon e pëson.
Postimi i babait? Babai është njeriu më i rëndësishëm në jetën time. Në Bjellorusi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, sot ishte fitorja është detyrim. Besoj që me këtë grup lojtarësh do ecim shumë përpara. Kur luan brenda, ai gol i pësuar na bëri që ne të biem psikologjikisht”, u shpreh Uzuni./abcnews.al


