Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Lituanisë, që u fitua nga miqtë me rezultatin 0-1, ka filluar emisionin Pressing, në ABC News. I pari që foli për humbjen e kuqezinjve tanë, ishte Sulejman Starova.
“Siç e thatë, ka disa objektiva ky lloj kompeticioni. Nga një anë, duam të dalim përpara që përmes këtij kompeticioni të shkojmë në Kupat e Europës, ana tjetër janë lojtarët e rinj.
Duke krahasuar nga ndeshja e parë, mendoj se zëvendësimet e tre lojtarëve në të tre repartet nga një lojtar i ri, me Mihaj, Laçi e Sadiku. Një pjesë e mirë e lojtarëve ishin zhgënjyes.
Nuk mori në konsideratë që kanë ndryshuar tre persona në formacion. Të tria repartet, stonuan, sidomos Sadiku. Po e quaj si repart sepse reparti dështoi, se mirë 0-0, por po e quaj edhe Gjasulën si pjesë e qendrës. Sipas mendimin tim, trajnerin e zhvesh nga çdo gjë. Jam dakord që duhet të provojë alternativa të tjera, por të gjitha alternativat dështuan. Sadiku stonoi, është shumë larg formës për të kapur vend në formacion./abcnews.al