Tjetër lojtar pozitiv me koronavirus te PSG dhe kombëtarja franceze. Përgjigjet e testeve kanë nxjerrë pozitiv Kylian Mbappe, lajm që konfirmohet nga France Football.
Sulmuesi i talentuar nuk ka asnjë simptomë, teksa është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Francës duke nisur menjëherë karantinën.
21-vjeçari ka humbur në këtë mënyrë sfidën e nesërme të Nations League kundër Kroacisë, që do të luhet në stadiumin “Stade de France”.
Lojtari i gjashtë i infektuar me koronavirus te PSG, teksa më parë kanë rezultatur pozitivë Neymar, Paredes, Keylor Navas, Di Maria dhe Marquinhos./abcnews.al