Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Përveç mjekëve, rrisim pagat edhe për mësuesit! Këtë vit kanë një mision të dyfishtë

schedule18:19 - 7 Shtator, 2020

schedule 18:19 - 7 Shtator, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi në Kuvend se do të ketë rritje pagash për mësuesit dhe mjekët.

Ai tha se mësuesit ashtu si bluzat e bardha do të përballen me një mision të vështirë në këtë sezon, ku përveç edukimit dhe mësimdhënies kanë mision edhe mbrojtjen e fëmijëve.

“I kemi mundësitë që për mjekët të bëjmë një rritje pagash si asnjëherë më parë në 30 vitet e shkuara duke shprehur një respekt të merituar për ta. Edhe për mësuesit që në këtë kohë do përballen me një vështirësi ekstra për të bërë dy punë, atë të përditshme për mësimdhënie dhe edukimin dhe punën për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve .

Fëmijët janë transmetues dhe çuarja e tyre në shkollë rrit ekspozimin e të gjithëve ne. Në shtëpi fëmijët do të vijnë dhe nuk mund të rrijnë me maska”, tha Rama./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!