Auto Star Albania ka prezantuar modelin më të fundit të Mercedes-Benz, A-Class i ri, në një ceremoni me personalitete nga fusha e biznesit e spektaklit. Ndërkohe zëvendëspresideni i Kastrati Group, Leonard Kastrati, ka premtuar të tjera risi në tregun shqiptar.
A-Class i ri i prezantuar vetëm pak muaj më parë nga Mercedes-Benz, tashmë vjen edhe në tregun shqiptar. Modeli i ri u zbulua në prani të personazheve të njohur nga bota e biznesit dhe spektaklit në showroomin e Auto Star Albania.
A-Class i ri vjen me një rikonceptim të luksit dhe modernes. Me një dizajn rinor e dinamik, ai është më i madh e më komod se modelet e mëparshme.
CLS e re ishte një tjetër model që u prezantua në showroomin e Auto Star Albania. Vjen me një dizajn më elegant, me forma më sportive dhe komoditet mbreslënës. Modelet e reja janë të pajisura me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës në drejtimin e mjetit e kabinë tërësisht digjitale.
Zv/Presidenti i Kastrati Group i pranishëm në ceremoni, ndërsa përmblodhi arritjet kryesore theksin e vuri tek investimet në të ardhmen.
Auto Star Albania zë vendin e parë për shitjet e automjeteve premium në Shqipëri./abcnews.al


