Ditën e sotme në njësinë administrative të Velçanit, në Maliq është raportuar për disa vatra zjarri.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se si shkak i zjarrit janë djegur disa sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët.
Zjarrfikësit të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes, por punojnë për të izoluar vatrat e zjarrit.
Sakaq ditën e sotme një tjetër zjarr është raportuar në lagjen 15, në Spitallë.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se janë djegur rreth 5 hektarë sipërfaqe, 200 rrënjë ullinj si dhe shkurre e ferra.
Në vendngjarje kanë marrë pjesë 3 automjete zjarrfikëse të repartit dhe 1 zjarrfikëse e Portit.
Po ashtu banorë të zonës kanë bashkëpunuar në përpjekje për të shuar flakët.
Sakaq Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rreth shkaqeve, ndërsa sipas banorëve mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia.
/abcnews.al/