COVID-19 “futet” në burgun e Drenovës, infektohen 8 të dënuar

schedule11:22 - 7 Shtator, 2020

schedule 11:22 - 7 Shtator, 2020

Tetë të dënuar në burgun e Drenovës, në Korçë, pas realizimit të dhjetëra tamponëve, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gazetarja e ABC News Ledjona Xheladinaj tha se gjatë orëve të mesnatës janë nisur drejt spitalit të burgut, në kryeqytetet.

Ende nuk dihet se ku e kanë marrë virusin. Ndërkohë 8 të dënuarit të cilët janë të të njëjtin sektor, janë izoluar.

Sakaq situata shihet e qetë, por nuk dihet nëse është bërë apo jo dezinfektimi i ambienteve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!