Beteja për trashëgiminë, Britney Spears falënderon lëvizjen “FreeBritney”

schedule09:52 - 7 Shtator, 2020

schedule 09:52 - 7 Shtator, 2020

Britney Spears ka falenderuar publikisht përmes avokatëve të saj #FreeBritney, lëvizje e cila e mbështet këngëtaren në betejën e saj për të fituar autonominë mbi trashëgiminë. Gjatë një deklarate publike, avokatët e yllit të pop-it u shprehën:

“Në këtë pikë të jetës kur ajo po përpiqet të rimarrë disi autonominë e saj, Britney ka vlerësuar mbështetjen e fansave të saj të shumtë.” Britney iu drejtua pak kohë më parë gjykatës, për t’i dhënë fund kontrollit të rreptë të babait mbi jetën dhe karrierën e saj, të cilën e ka ushtruar për më shumë se një dekadë.

Spears kërkon që financat e saj të mbikëqyren përgjithmonë nga Jodi Montgomery, kujdestarja e përkohshme profesioniste, së cilës iu besua ky rol vitin e kaluar. Kjo zgjedhje do ta përjashtonte babanë e saj nga të gjitha vendimet për trashëgiminë e këngëtares, i cili synon të vazhdojë betejën ligjore për të siguruar që kjo gjë të mos ndodhë.

Që atëherë, lëvizja #FreeBritney ka përkrahur betejën ligjore të artistes, por asnjëherë nuk është njohur zyrtarisht. Lëvizja e ndërmarrë në mbrojtje të këngëtares, e gjykon sjelljen e babait të saj të lidhur më shumë me çështjen monetare sesa me mirëqenien e vajzës së tij. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!