India ka regjistruar më shumë se 90, 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Me shifrat e fundit India kalon në këtë mënyrë edhe Brazilin, sa i përket numrit të rritjes së rasteve të reja.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 71, 642.
Pavarësisht rritjes së rasteve të koronavirusit qeveria ka hequr kufizimet, për shkak se synon nxitjes e rritjes së ekonomisë.
Sakaq më shumë se 60% e rasteve aktive vijnë nga shtetet e Andhra Pradesh, Tamil Nadu, Karnataka, Maharashtra dhe Uttar Pradesh.
/abcnews.al/