E mbani mend Patrice Evra? Shumë prej jush po, pasi mbrojtësi i majtë ka qenë ndoshta anësori më i mirë në botë kur luante për Manchester United në Premier League.
Francezi ka disa vite që e ka mbyllur me futbollin e luajtur, por shpeshherë merr pjesë në ndeshje miqësore për bamirësi. E tillë ka qenë dhe sfida e fundit e organizuar nga “Soccer AID”, sfidë ku dhe Evra mori pjesë.
Ish-futbollisti i United, madje gjeti dhe kohën për të turpëruar një nga kundërshtarët e tij. Me një lëvizje fantastike, Evra i fut topin mes këmbëve kundërshtarit, duke e lënë në vend. Fantastik!/abcnews.al