Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi i “rikthehet” Evropës, Franca shton 7 zona të tjera të kuqe

schedule19:03 - 6 Shtator, 2020

schedule 19:03 - 6 Shtator, 2020

Në Francë janë shtuar shtatë zona të tjera aktive të qarkullimit të Covid-19, ose siç janë cilësuar ndryshe, “zona të kuqe”.

Lajmin e ka bërë të ditur qeveria e vendit të dielën, ndërsa numri total i tyre shkon në 28, shkruan abcnews.al

Në zonat e kuqe, autoritetet kanë fuqinë që të aplikojnë masa si mbajtja e maskës me detyrim dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve. Franca përbëhet nga 94 divizione administrative të quajtura “departamente” dhe tashmë 28 prej tyre janë “zona të kuqe.”



Pra, listës iu shtuan Nord, Bas-Rhin, Seine-Maritime, Côte-d’Or, dy “departamentet” e Corsica-s si dhe Ishulli i Ribashkimit.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani Franca numëron 324,777 raste me Covid-19 si dhe 30,724 viktima. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!