Marash Kumbulla është i Hellas Verona dhe Lazio po tenton ta blejë qendërmbrojtësin e spikatur në Serie A që në sezonin debutues.
Në Itali raportojnë se pasi Lazio ka mbyllur marrëveshjen me Vedat Muriqin për sulmin, tani po mendon të afrojë për mbrojtjen një nga të rinjtë më të mirë në qarkullim në Itali.
Presidenti Claudio Lotito pritet të bisedoje me drejtuesit e Hellas Verona dhe raportohet se Lazio ka gati 15 milion euro për Kumbullën, si dhe është gati të ofrojë kartonin e ndonjë lojtari. /abcnews.al