COVID-19, organizoi dasmë në mënyrë të përsëritur, arrestohet pronari i lokalit

schedule10:50 - 6 Shtator, 2020

schedule 10:50 - 6 Shtator, 2020

Pronari i një lokali në Durrës është arrestuar nga Policia pasi në mënyrë të përsëritur ka shkelur protokollet e sigurisë duke organizuar dasmë. Po ashtu sipas policisë bëhet me dije se ka kundërshtuar urdhrin e policisë.

Durrës/Informacion

Shkeli në mënyrë të përsëritur protokollet e sigurisë duke organizuar dasëm, si dhe  kundërshtoi urdhrin e policisë, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

52-vjecari ishte ndëshkuar 2 herë nga shërbimet e Policisë Durrës më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe  me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!