Australia ka konfirmuar shtimin e rasteve të reja me koronavirus, ndërsa Melburn ka njoftuar zgjatjen e masave për parandalimin e COVID-19.
Kryeministri i Viktorias Daniel Andrews bëri me dije se do të zgjatet izolimi me dy javë të tjera, ndërsa theksoi se do të ketë disa ndryshime.
“Nëse hapemi shumë shpejt me shumë gjasë mund të përballemi me rritje të rasteve me COVID-19. Ne duhet të hedhim një hap të sigurt dhe të qëndrueshëm”, është shprehur ai.
/abcnews.al/