Daçiç: Asnjë dokument nuk u nënshkrua me Kosovën, nuk e di çfarë ka thënë Grenell

schedule16:27 - 5 Shtator, 2020

schedule 16:27 - 5 Shtator, 2020

Ministri i jashtëm Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit të takimit të Serbisë dhe të  Kosovës në SHBA, ku ka theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar nga presidenti Vuçiç dhe Hoti.

Sipas diplomatit serb , në SHBA presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Hoti nuk kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët, por kanë pasur tekste të ndara.

Mediat vendase ndër të tjera raportojnë se Daçiç, ka theksuar se nuk e di se çfarë ka thënë i dërguari special Grenell në lidhje me zhvillimet e fundit në SHBA.

“Ajo që është e sigurt është se nuk ka marrëveshje të nënshkruar nga ana e Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës Hoti, kanë qenë tekste të ndara ato që janë nënshkruar nga “pala jonë dhe pala e tyre”. Nuk ka asnjë dokument të nënshkruar me Kosovën”, ka thënë Daçiç.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pritet vazhdimi i dialogut në Bruksel dhe nuk duhet të ketë kundërshtime dhe lidhje me atë që ka ndodhur ne Washington.

Së pari duhet pajtuar në prioritete, nën një ne kemi hedhur nga ajo marrëveshje pjesën që ka të bëjë me statusin dhe zgjidhjen politike, përkatësisht tentimin që të imponohet që Serbia të pranoj në njohje të ndërsjellë. Nën dy, me këtë dëshmohet se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, sepse nëse kjo çështje hedhet, do të thotë tek duhet të bisedohet. Krahasuar me të shkuarën, me gjasë kjo do qëndronte në ndonjë preambulë edhe nëse Serbia nuk do pajtohej, takimi nuk do mbahej. Do të thotë ky është një ndryshim rrënjësor i administratës amerikane“,  ka thënë Daçiç.

Nga ana tjetër me rëndësi është avancimi i raporteve me administratën amerikane, sepse ShBA është fuqi e madhe dhe Serbia ka interes ta ketë partner.

Sipas tij, marrëveshja mund të kontribuojë derisa të zgjidhet çështja politike dhe normalizimi i raporteve dhe evitimi i obstruksioneve nga e kaluara. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!