Peleshi në Korçë: Së shpejti thirrja e parë për projektin Ipard

schedule13:20 - 12 Maj, 2018

schedule 13:20 - 12 Maj, 2018

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit Rural Niko Peleshi gjatë turit të llogaridhënies në qarkun e Korçës bashkëbisedoi me banorët e zonës, të cilët i informoi mbi programet e reja të financimit dhe i ftoi të aplikojnë në thirrjen e parë e cila pritet të hapet së shpejti.

Nga Korça, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi turin e takimeve të llogaridhënies publike e vijoi në zonën e Drenovës ku gjatë nëj bashkëisedimi me qytetarët informoi banorët e Drenovës mbi thirrjen e parë të programit të financimit IPARD për të cilën ftoi agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e bujqësisë ta shohin si mundësi reale për zhvillimin e potencialit të tyre.

“Kini me shumë besim të aplikoni më tepër, sepse mundësitë janë dhe tani është “kthyer pllaka”. Tani nuk ankohemi më, për burime financiare, tani përpiqemi si t’i përthithim këto burime financiare. Paratë i kemi, por duhet të gjendet rruga, si të shkojme tek fermeri, tek investitorët, tek agropërpunimi etj.”

Qëllimi i këtyre takimeve, që ministri Peleshi parashikon të arrijnë në 400 në gjithë Shqipërinë, është diskutimi dhe informimi ballë për ballë me banorët e çdo njësie administrative. /abcnews.al