Është mbyllur pjesa e parë mes Austrisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, me Shpresat kuqezi që udhëheqin me rezultatin 0-2. Edhe pse kundër një rivali të vështirë, djemtë e Shqipërisë dhuruan spektakël.
Sherif Kallaku shënoi një supergol nga goditja e dënimit, për të kaluar Shqipërinë në avantazh, në minutën e 15-të të sfidës.
Në minutën e 27-të, djemtë e Bushit dyfishuan falë Indrit Tucit, i cili pasi mori një asist perfekt nga Vrioni, tundi rrjetën. Pjesa e parë në Austri, foli kuqezi…/abcnews.al
Austri U-21 – Shqipëri U-21 0-2
Kallaku 15’, Tuci 27’