Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington e ka konsideruar një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin.
Hoti u shpreh se ky vendim është një tjetër hap drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.
“Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Ne jemi të nderuar të bashkëpunojmë së bashku. Ne bëmë edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve. Ne kemi të njëjtat vlera, demokracinë. Ne jemi për nisjen sa më të shpejtë të implementimit të kësaj marrëveshjeje”, tha ai.
Ndërkohë presidenti Donald Trump theksoi se kjo marrëveshje u arrit pas dekadash rivalizim e histori tragjike mes Kosovës dhe Serbisë.
/abcnews.al/