Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e zhvilluar në Uashington.
Meta ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti thekson se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm, në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”, shkruan Meta.
Statusi:
E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!
/abcnews.al/