Pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshortja Amber Heard, Johnny Depp ka nisur një romancë të re. Siç shkruajnë mediat e huaja, Depp po shoqërohet me 33-vjeçaren Sophie Hermann, pasi u takuan në një event të përbashkët këtë verë në Londër.
“Sophie i la numrin e saj të telefonit në një copë letër dhe e vendosi midis telave të kitarës”, sipas mediave të huaja. Ata kanë folur prej kohësh në telefon, dhe që kur u takuan janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri. Megjithatë, pavarësisht spekulimeve dyshja ende nuk e ka konfirmuar lidhjen.
Aktualisht, aktori është përfshirë në një betejë ligjore me ish-gruan e tij Amber Heard dhe “The Sun”. Depp paditi gazetën pas një artikulli, në të cilin shkruhej se aktori kishte dhunuar Heard, ndërkohë që ai i ka mohuar vazhdimisht këto akuza. xh.d/abcnews.al